“Unë nuk jam për karrigen”, Basha: Detyrat e opozitës janë të ngrejë zërin  

schedule17:51 - 26 Janar, 2024

schedule 17:51 - 26 Janar, 2024

Kryetari Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar se nuk është për karrigen, por për t’i dhënë shqiptarëve një qeverisje ndryshe.

Gjatë konferencës me gazetarët, ai ka thënë se detyrat e opozitës janë të ngrejë zërin dhe të thotë çështje që shqetësojnë qytetarët.

“Një parti që ka shumicë votash në kuvend nuk mund ta ndalosh dot të votojë. Detyrat e opozitës janë të ngrejë zërin dhe të thotë çështje që shqetësojnë qytetarët. Mungesa e kësaj transparence sjell fuqizim të pushtetit korruptiv, mungesë llogaridhënëse dhe mungesë përgjegjësie. Kjo është ajo që ne shohim, e vetmja gjë që ne shohim është që ka kaluar buxheti pa diskutim. Pra, qeveria bën atë që do vetëm se opozita nuk ngrihet dhe nuk merret asnjë qendrim apo hap në raport me ligjet që qeveria kalon.

 Unë personalisht dhe PD kemi marrë një angazhim që asnjë formë mos të shërbejë për klasën e vjetër politike që kërkon të ruaj pushtetin. Unë nuk dua të zgjatem me këtë çështje dhe një pjesë e qytetarëve e kuptuan kur e kisha fjalë për trekëndëshin e Bermudës.

Unë nuk jam për karrigen apo për veten time, jam sepse besoj për një mision të PD dhe timin. Ky mision është për t’i dhënë shqiptarëve një qeverisje ndryshe, që ata e meritojnë dhe është ndryshe”, u shpreh Basha./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!