“Unë nga Zoti kam kërkuar vetëm një gjë…”/ E moshuara nga Kolonja prek me rrëfimin e saj

schedule22:02 - 4 Maj, 2023

schedule 22:02 - 4 Maj, 2023

Elvisi e Fatma u nisën drejt Kolonjës, për të parë nga afër gjendjen në të cilën jetojnë Naili dhe Salia Hasani, të dy në moshë të thyer tashmë.

Pak para se të takojnë dy të moshuarit, Elvisi tregon se kanë udhëtuar në banesën e familjes Hasani, për t’u dhënë një lajm të gëzueshëm atyre.

“Sot kemi ardhur tek dy të moshuar, për një lajm të mirë, të gëzueshëm. Shpresojmë që këta dy të moshuar të shikojnë një ditë më të mirë, sepse do të marrin një dhuratë të madhe. Jo pa qëllim kemi ardhur, në emrin e të gjithë atyre bamirësve që na janë bashkangjitur gjatë gjithë kësaj kohe, që brengat e vështirësitë e tyre t’ua lehtësojmë.”-shpjegoi Elvisi.

Me të parë Elvisin e Fatmën, nënë Salia përlotet. Në rrënojën që këta dy të moshuar quajnë shtëpi, Elvisi pyet Nailin e Salien sesi kanë mundur të jetojnë në këto kushte.

Elvisi: Shtëpia qenka problem.

Nënë Salija: Zoti të bekoftë mor bir…

Elvisi: Shoh që je pa qejf…

E moshuara: Po kam dhimbje… dhimbje pa pushim (qan)

Naili: Nuk e lë dot vetëm. Dy tri herë ka rënë këtu, është rrëzuar…nuk i komandon dot më këmbët, me paterica edhe s’mundet.

Elvisi: Po si ia bëni për të blerë një ushqim a diçka?

Naili: Nuk kemi… marrim afro 1 kile makarona apo oriz. Mbledh disa ullinj e kaq… shtëpia nuk është as e jona. Këtu është ftohtë, duhet mbajtur ndezur gjithë natën furra me dru.

E moshuara: U shkëput gjysma e shtëpisë, ra në tokë…me të keq jetojmë. Kur u shemb shtëpia, sikur ra ndonjë bombë, nuk e di ç’tju them.

Fatma: Zoti të dhëntë durim nënë…

E moshuara: Unë nga Zoti kam kërkuar vetëm një gjë… më lër kështu siç jam, më tepër nuk dua (qan).

Elvisi: Të lutem, unë e di që me vështirësi do të ngrihesh… por do të lëvizim prej këtu për mirë, sepse këtu kushtet janë katastrofë… shoh nga ai plastmas aty, disa rreze dielli. Një gjë e mirë dhe e begatë na pret, kështuqë le të çohemi.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!