Unë jam instagrami. Jam facebook-u. Dal nga ty kur dua.
Unë.
Po ti? kush je ti?
Sa herë ke fshire një postim në instagram sepse nuk mori shumë likes? Sa here ke postuar një foto me shpresën që do e shohë një person i caktuar? Sa herë e hap Facebook-un për të kontrolluar a të është shtuar ndonjë friend?
Ndoshta nuk e ke kuptuar akoma, por, si gjithë brezi yt, ti je skllav i mediave sociale. Sepse rrjetet sociale mund të të ngrenë në piedestal, ose të të hedhin poshtë.
Në rrjetet sociale ti gjykohesh, paragjykohesh, tallesh, ekzaminohesh, përjashtohesh, ekzekutohesh, masakrohesh.
Pastaj është radha jote të gjykosh, paragjykosh, ekzaminosh e masakrosh dikë tjetër.
Pëlqimet dhe ndjekësit janë bërë më të rëndësishme se bisedat, ndjenjat dhe emocionet, sepse në epokën e rrjeteve sociale performanca, matet vetëm me pëlqime e like. kjo vlen njëlloj si për ty që je një adoleshent në një qytezë të humbur të Shqipërisë si dhe për atë që është kryeministër i Shqipërisë.
Sa më shumë kohë që kalojmë duke parë postime pa fund në ekranin e celularit, aq më shumë na pakësohet koha për të ndenjur me njeri tjetrin. Tani nuk shihemi më në sy… sepse shihemi ne whatsapp… dhe në instagram. Rrjetet sociale janë gjëja më e rëndësishme që i ka ndodhur brezit të sotëm. Por dhe gjëja më e rrezikshme.
Sepse akoma nuk e dimë… do bëhemi ne Zoti i tyre, apo ato, Zoti jonë?!
/Abcnews.al