Angel Di Maria ndoshta ka shpërthyer në momentin e gabuar, kur ai mori një dënim prej katër ndeshjesh për shkak se kishte pështyrë Alvaro Gonzalez të Marseille. Gjithsesi bëhet fjalë për kombëtaren dhe faktin që ai nuk është ftuar për dy ndeshjet e radhës.
Për “Closs Continental” ai fillimisht deklaron: “Nuk mund të gjej një shpjegim, nuk kam fjalë. Shumë thonë që jam i vjetër, por jam 32 vjeç dhe vazhdoj të vrapoj njëlloj dhe e tregoj këtë në çdo ndeshje. Unë përpiqem në klub, në mënyrë që edhe në kombëtare të vazhdoj të jem.
Nëse nuk më ftojnë ndodh për shkak se nuk duan, por do vazhdoj të luftoj të jem në kombëtare”. Kur i thonë që ndoshta tek Argjentina po mendojnë për ndryshimin e brezave dhe përfshirjen e të rinjve, Di Maria thekson se i njëjti standard duhet përdorur edhe me të tjerët.
“32 vjeç unë jam i moshuar? Nëse fillojmë të mendojmë për pasuesit, duhet bërë me të gjithë. Kështu Messi, Otamendi dhe të tjerë që janë në moshë të madhe do të duhet të ikin. Shumë thonë që jam i vjetër, por jam vetëm 32 vjeç dhe vazhdoj të vrapoj njëlloj. Në ndeshje tregoj se nuk jam i vjetër dhe mund të jem në nivelin e Mbappe dhe Neymar”, thotë argjentinasi. /abcnews.al