Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Unë do të fitoj”, Aurora sfidon konkurrentët e tjerë e “T’ka mami yll”, Kejsi: I bën qejfin vetes

schedule19:04 - 5 Nëntor, 2021

schedule 19:04 - 5 Nëntor, 2021

Vetëm 24 orë na ndajnë nga nata e madhe spektaklit të kërcimit “T’ka mami yll” dhe profesor Albi Nako nuk ka nguruar të shkojë edhe sot gjatë provave. Konkurentët kanë performuar të gjithë, duke përmirësuar edhe elementët e fundit përpara sfidave reale.

Në fund, Albi i ka pyetur të gjithë për emocionet që po kalojnë, a e shohin veten në finale dhe sa mendojnë se do të arrijnë qëllimin e fitores. Aurora ka qenë ajo që me plot bindje ka deklaruar se e shikon veten triumfatore. Mirëpo, kjo gjë nuk është pritur mirë nga Kejsi, e cila ka thënë se Aurora thjesht po i bën qejfin vetes.



“Aurora normalisht do i bëjë qejfin vetes, po normalisht nuk është më e mira aty. Ka edhe më të mirë dhe nuk mendoj se do të jetë fituesja”, tha Kejsi. “E thashë me bindje sepse e besoj që do të fitojë dhe besoj që sfida e fundit e finales do të jetë Lusi-Aurora dhe do të fitojë unë”, u shpreh Aurora këmbëngulëse. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!