“Unë dhe shumë të tjerë jemi rritur me kancer”, Shtëpia e Bardhë detyrohet të sqarojë deklaratën e bujshme të Biden

schedule09:05 - 21 Korrik, 2022

schedule 09:05 - 21 Korrik, 2022

Shtëpia e Bardhë u detyrua të bënte një deklaratë sqaruese pas zhurmës së shkaktuar nga deklaratat e Joe Biden në një event që ai mori pjesë në Massachusetts.

Siç tha Shtëpia e Bardhë, Biden po i referohej një diagnoze të mëparshme të kancerit të lëkurës, të cilës ai i kishte mbijetuar përpara se të merrte detyrën e tij presidenciale.

Duke folur për ndryshimin e klimës pranë një ish-termocentrali me qymyr , teksa shprehte mbështetjen për fermat e erës në det të hapur, Biden foli për efektet shëndetësore të emetimeve ndotëse nga rafineritë e naftës pranë shtëpisë së tij të fëmijërisë në Claymont, Delaware, dhe shtoi se ai dhe shumë të tjerë u rritën me kancer, pasi shteti amerikan në fjalë kishte një nga normat më të larta të kancerit në të gjithë vendin, duke nënvizuar nevojën për shkëputjen e energjisë të vendit nga lëndët djegëse fosile.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Andrew Bates, tha se presidenti po i referohej kancereve të lëkurës jo-melanoma që u hoqën përpara se të merrte detyrën.

Një raport shëndetësor i lëshuar në nëntor tha se Biden kishte “hiqur disa kancere të lëkurës të lokalizuara, jo melanoma” përpara se të merrte detyrën e tij presidenciale, duke shtuar se nuk ka “zona të dyshimta të kancerit të lëkurës në këtë kohë”. Raporti shtoi se nuk kërkoheshin biopsi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!