Unai Emery vazhdon me justifikimet, kjo deklaratë e tij merr shumë kritika

schedule18:16 - 10 Shkurt, 2020

schedule 18:16 - 10 Shkurt, 2020

Ish-trajneri i Arsenalit, Unai Emery, vazhdon të flasë për aventurën e tij te “Topçinjtë” e Londrës, edhe pse ka disa muaj që është shkarkuar. Deklarata më e fundit, ka marrë shumë kritika nga tifozët e “Gunners”, pasi strategu spanjoll vazhdon të justifikohet dhe t’i lërë fajet drejtuesve të klubit, duke mos marrë asnjë përgjegjësi mbi supet e tij.

“Arsenali ishte një klub në rënie për dy vjet para se të arrija. Ne madje filluam të ri-ndërtojmë klubin me finalen e Europa League dhe vendin e 5-të në kampionat, vetëm një pikë larg Tottenhamit, përkundër faktit që morëm vetëm një pikë në pesë ndeshjet tona të fundit.

Kemi pasur në dorën tonë kualifikimin në Ligën e Kampionëve, por shkoi keq në fund. Ishte një sezon i mirë dhe ne po vazhdonim të përmirësoheshim. Ne humbëm katër kapitenët tanë: Koscielny, Cech, Ramsey dhe Monreal.

Ishin personalitete që na munguan për të qëndruar në rrugën e duhur. Dhe disa yje nuk kishin një qëndrim të mirë dhe kërkuan më shumë sesa ato që po i jepnin në fushë. Duke marrë parasysh gjithë këtë, ne na duhej kohë për të pasur sukses, por kohë nuk më dhanë”, përfundoi Emery./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!