Mund të thuhet se është një nga përballjet më spektakolare, të javës së 24-t, të kampionatit anglez të futbollit, Premier League. Aston Villa e Unai Emery kërkon “hakmarrje”, ndaj “Djajve” të United, pas humbjes 2 me 3, në pjesën e parë të sezonit, teksa në orën 17:30 do të presë, në “Villa Park”, djemtë e Erik ten Hag, në një përballje që pritet të jetë spektakolare.
Sa i përket formacioneve, tekniku Unai Emery i ka rreshtuar të tijët, me formulën 4-2-3-1, ku në portë është vendosur Emi Martinez. Në krahët e mbrojtjes janë Moreno e Cash, me qendrën që mbulohet nga Lenglet e Diego Carlos. Më të tërhequr në mesfushë janë Douglas Luiz e Kamara, ndërsa McGinn, Ramsey e Bailey janë vendosur pas “bomberit”, Ollie Watkins.
Në krahun tjetër, tekniku Erik ten Hag i ka pozicionuar “Djajtë” në fushë, me formulën 4-2-3-1, ku në portë është vendosur kamerunasi, Andre Onana. Në krahët e mbrojtjes janë Diogo Dalot e Luke Shaw, me qendrën që mbulohet nga Maguire e Varane. Më të tërhequr në mesfushë janë Casemiro e Mainoo, ndërsa më pranë sulmit janë Garnacho, Bruno Fernandes e Marcus Rashford e në qendër pozicionohet i vetëm “bomberi” danez, Rasmus Hojlund. /i.m /abcnews.al
Formacionet zyrtare: