Fitorja e Bayern Munchen përballë Tottenham do të mbahet mend gjatë. Gjermanët triumfuan 2-7 në transfertë kundër nënkampionëve të Evropës. Fitore spektakolare e bavarezëve dhe dështim e zhgënjim i madh për Spurs.
Serge Gnabry ishte njeriu i ndeshjes. 24-vjeçari shënoi një poker golash dhe performanca e tij u vlerësua me notën 10 nga L’Equipe. Lojtari ofensiv gjerman bëhet në këtë mënyrë i 11-ti në histori, i cili merr vlerësim maksimal nga revista franceze.
Skandaloze performanca e vendasve. Nota më e lartë ne ekip është 4, ndërsa katër lojtarë dhe trajneri Pochettino u vlerësuan me notën 2. /abcnews.al