Ultrasit e Santos gjejnë “fajtorin”, Policia shpëton në momentin e fundit Presidentin e klubit

schedule20:15 - 7 Dhjetor, 2023

schedule 20:15 - 7 Dhjetor, 2023

Padyshim është një nga ekipet, që ka shkruar historinë në futbollin brazilian. Bëhet fjalë për skuadrën e Santos, e cila për herë të parë, në historinë 111-vjeçar të klubet do të luajë në Kategorinë e Dytë profesioniste, në Brazil, duke zhgënjyer jo pak tifozët e një prej klubeve, më të mëdha në Amerikën e Jugut.

Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, në rrugët e Sao Paolos kanë shpërthyer trazirat, me tifozët e Santos, që kanë djegur makina e kanë shkatërruar çfarë u ka dalë përpara, duke i kthyer në “ferr”, rrugët e qytetit.

Mesa duket, mbështetësit e “bardhezinjve” i kanë idetë e qarta në lidhje me fajtorin kryesor të këtij dështimi historik. Ata fajësojnë presidentin e klubit, Andres Rueda dhe menjëherë kanë nisur aksionet kundër tij, teksa, përveç kërcënimeve, shumë prej ultrasve të Santos janë nisur drejt zyrave të klubit në kërkim të Ruedas,

Megjithatë, zona është rrethuar me shpejtësi nga forcat policore, me këta të fundit, që në një farë mënyrë ja kanë dalë të shpërndajnë turmën e zemëruar në kulm. Masat e sigurisë janë forcuar ndjeshëm ndërkohë që kreu i klubit ndodhej brenda gjatë sulmit të tifozëve të dëshpëruar. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!