Nuk ka paqe për Romelu Lukaku. “Curva Nord”, ultrasit e Interit, kanë goditur përsëri me një mesazh ish sulmuesin e klubit të tyre.
“Ai u kthye dhe ne i besuam sepse besuam shumë në fjalët e tij, por më pas bëri gabimin. Ka predikuar mirë pas finales duke thënë se së bashku do të ngrihemi, por iku si hajdut nga Milano pa iu përgjigjur shokëve të skuadrës, Lautaros dhe Dimarcos të cilët ishin si vëllezër për të, me të cilët ndante me shumë kohë se sa me familjen e tij.
Lukaku do të ketë pritjen që meriton në San Siro kur Interi të ndeshet me Romën. Nuk do të ketë pritjen që merr Mourinho nga ne, i cili pas 13 vitesh përsëri merr dashurinë tonë”, janë shprehur ultrasit e Interit./h.ll/abcnews.al