Gjilani u përball një ditë më parë me qipriotit e APOEL dhe ultras e klubit dardan, Skifterat, kane menduar të bëjnë një gjest që është dënuar më pas edhe nga klubi i tyre i zemrës.
Djegia e flamurit të Greqisë nuk është pritur mirë dhe ka shkaktuar reagim edhe në vendin fqinj. Ultasit kuqebardh nuk ishin në stadium, pasi ndeshjet luhen pa tifozë. Gjithsesi ata kanë vepruar ne shesh.
Sot klubi i Gjilanit ka dalë me një deklaratë dhe e dënon veprimin e ultrasve të tyre. “Pas veprimeve të disa individëve në natën e mbrëmshme gjatë zhvillimit të takimit Gjilani-APOEL, kanë djegur flamurin e Greqisë dhe Sport Club “Gjilani”, dënon rëndë këtë akt jo të hijshëm.
Vepra të tilla nuk kanë vend në sportin më të popullarizuar në botë, e aq më pak neve si komb ku duhet të jemi shembull në mikpritjen e ekspeditave udhëtuese në vendin tonë”, shkruhet në reagimin e Gjilanit. / abcnews.al