Ultrasi i Tiranës që dikur shënonte për Partizanin, fotografi publikon foton e veçantë

schedule10:24 - 23 Shkurt, 2022

schedule 10:24 - 23 Shkurt, 2022

Alban Rexha është një personazh i njohur në futbollin tonë. Ish-sulmuesi ka qenë pjesë e Partizanit dhe ka shënuar 8 gola në vitin 2000.

Gjithsesi ai është një ultras i Tiranës, madje i dënuar për të mos u futur në stadium. Rexha ka provuar të bëjë edhe menaxherin, këngëtarin dhe ka marrë pjesë në një reality-show, “Kafazi i Artë”.

Ditën e sotme, fotografi Ferdinand Hazisllari ka publikuar edhe një foto të rrallë, ku “Ujku” – siç e thërrasin – shfaqet me fanellën e Partizanit. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!