Franca dhe Gjermania akuzuan sot Turqinë se vazhdon të sfidojë Bashkimin Evropian me veprimet e saj në Mesdheun Lindor dhe i dha një javë kohë për t’u tërhequr në konfliktin me Greqinë për detin.
“Eshtë e qartë për ne se Turqia po ndërmerr vazhdimisht veprime provokuese të cilat janë të papranueshme” tha Ministri i Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian në një konferencë të përbashkët shtypi me homologët e tij gjermanë dhe polakë.
Ai shtoi se “topi” është në fushën e Ankarasë, por Bashkimi Evropian është i gatshëm të ndryshojë ekuilibrin e fuqisë nëse Turqia nuk kthehet në dialog.
Ministri i Jashtëm gjerman Haiko Maas tha se vendimi i Turqisë për të dërguar një anije kërkimore përsëri në Mesdhe ishte “i papranueshëm”.
I pyetur në lidhje me mundësinë e sanksioneve të BE, Maas tha se do të presë një javë për të vendosur se si të reagojë.
“Duhet të presim dhe të shohim nëse ka përparim brenda një jave dhe pastaj do të shohim se çfarë qëndrimi duhet të mbajë BE“.
Jean-Yves Le Drian kritikoi Turqinë edhe për rolin e saj në konfliktin e Nago-Karabakut, në të cilin mbështet Azerbajxhanin kundër armenëve.
“Armëpushimi duhet të zbatohet” tha ai, duke shtuar “Ajo që mund të shohim sot është se i vetmi vend që nuk bën thirrje për armëpushim është Turqia dhe kjo është e dëmshme” tha ai/ db/Abcnews.al