Napoli po vuan për të marrë tre pikët në Serie A. Fitorja mungon prej shtatë ndeshjesh dhe Carlo Ancelotti rrezikon seriozisht shkarkimin. Ndeshja e së martës në Champions League është decizive. Ndaj Genk mjafton një barazim për t’u kualifikuar, por presidenti De Laurentiis kërkon një fitore bindëse.
Kandidati kryesor për të zëvendësuar Ancelottin, nëse ky i fundit shkarkohet, është Gennaro Gattuso. Corriere dello Sport raporton se ka vetëm një problem për t’u zgjidhur.
Ish-trajneri i Milanit kërkon një kontratë afatgjatë dhe nuk mjaftohet me emërimin e përkohshëm në pankinën e Napolit. Diçka e tillë nuk pëlqehet shumë nga De Laurentiis, por më parë duhet pritur përfundimi i ndeshjes kundër belgëve. /abcnews.al