Ulje temperaturash dhe shira të izoluar, si pritet të jetë moti gjatë javës

schedule09:58 - 30 Gusht, 2021

schedule 09:58 - 30 Gusht, 2021

Vendi jonë gjatë kësaj fillim jave do të paraqitet kryesisht me kthjellime, ndërsa vranësirat janë shumë pak prezente, kryesisht në zonat malore. Sipas Meteoalb, do të kemi ndryshim të tablos së motit gjatë paradites së të mërkurës, kryesisht në zonat veriore ku presim reshje të pakta dhe të izoluara. Ndërsa pjesa tjetër e territorit vijon në të njëjtat kushte atmosferike.

E premtja na rikthen kthjellimet në të gjithë territorin shqiptar, por fundjava do të ndryshojë tërësisht kushtet atmosferike, duke sjellë vranësira të pakta dhe reshje të izoluara.

Për sa i përket temperaturave të ajrit gjatë kësaj jave vlerat termike do të luhaten nga 11 gradë celcius mëngjesi në zonat malore dhe maksimumi parashikohet rreth vlerës 31-32 gradë. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!