“Ulje page, ose ik”, te Partizani një titullar bëhet çështje

schedule09:09 - 3 Gusht, 2022

schedule 09:09 - 3 Gusht, 2022

Ka një çështje te Partizani. Egzon Belica ndodhet në kryeqytet dhe jo në Pogradec me skuadrën.

Sipas “Panorama Sport”, ka diçka mes tij dhe klubit. Belica ka edhe një vit kontratë me “Demat”.

Gazeta në fjalë shkruan se mbrojtësit i është kërkuar ulje e ndjeshme e pagës, çka është kundërshtuar prej tij.

Drejtuesit e klubit kanë pasur edhe një bisedë me stafin teknik, që nuk e shikon më Belicën si titullar të padiskutueshëm. Palët po diskutojnë për të gjetur një zgjidhje. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!