Coronavirusi dhe pagat, dy temat më të rëndësishme gjatë kësaj periudhe pandemie. I preku është edhe futbolli, që ka ndaluar në shumicën e vendeve. Tani problemi është çfarë ndodh me pagat e lojtarëve, stafit dhe punonjësve të tjerë.
Zgjidhjet deri më tani kanë qenë nga më të ndryshmet. Në shuam klube lojtarët kanë pranuar ulje, ndërkohë që në ndonjë klub edhe kanë nisur të largojnë lojtarë apo pjesëtarë të stafit. E mira është që gjithçka të arrihet me marrëveshje.
Te Juventusi kështu po ndodh dhe “Tuttosport” raporton se kapiteni Giorgio Chiellini, pas një bisede që ka pasur me presidentin Andre Agnelli dhe drejtorin Fabio Paratici, ka nisu turin e tij me lojtarët, që duket se janë bindur për të pranuar uljen e pagave.
Chiellini fillimisht ka folur me senatorët e skuadrës, Gigi Buffon, Leonardo Bonucci dhe Cristiano Ronaldo (më i paguari, 31 milion euro neto). Të tre kanë rënë dakord me shokun e skuadrës, i cili më pas i ka telefonuar të gjithë lojtarët dhe ata kanë qenë të gatshëm të ndihmojnë klubin në përballimin e kësaj krize financiare. /abcnews.al