Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ulje pagash te Gjilani, Ferizaj e bën baltë! Kuka: Tre muaj pa pagë dhe tani e ulin?

schedule11:18 - 9 Prill, 2020

schedule 11:18 - 9 Prill, 2020

Futbolli po e vuan krizën dhe nuk bën përjashtim edhe Kosova. Ferizaj, prej muajsh nuk jep pagat dhe së fundmi është vendosur përgjysmimi i tyre, që nuk është pritur mirë nga lojtarët. Një prej tyre, Viktor Kuka, ka reaguar përmes rrjeteve sociale.

“Qysh me ma ul pagën, kur kam tre muaj që nuk e marr”, shkruan futbollisti, i cili në të shkuarën ka luajtur edhe me Teutën në Kategorinë Superiore. Jo vetëm Ferizaj ka probleme, pasi edhe te një nga klubet pretendente ka ulje të pagave.

 

Postimi i mbrojtësit

Bëhet fjalë për Gjilanin, që sipas “Gazeta Olle” do të japë vetëm gjysmat e pagave për futbollistët, për muajin mars. Besohet se edhe për prillin kështu do të veprohet dhe në maj më pas me rinisjen e kampionatit, edhe pagat të jepen të plota.

Nuk dihet nëse mes klubit dhe lojtarëve ka pasur një marrëveshje të përbashkët për diçka të tillë. Ende nuk ka asnjë reagim që hedh poshtë këtë lajm, apo e konfirmon. Në një periudhë krize si kjo, ndoshta edhe vetë lojtarët do të pajtohen me ulje të tilla, siç po ndodh në çdo vend të botës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!