Ulja e pagave në Premier League, lojtarët kundër: Ejani të flasim!

schedule10:39 - 5 Prill, 2020

schedule 10:39 - 5 Prill, 2020

Shoqata e lojtarë të Premier League ka dalë me një komunikatë, pas vendimit të marrë nga Premier League që pagat e lojtarëve për një vit të pësojnë 30% ulje, 20 milion  euro të shkojnë për Shërbimin Mjekësor Kombëtar (HNS), punonjësit e klubeve të marrin pagat e plota, kurse për EFL dhe National League Clubs të shkojnë 125 milion euro.

PFA (Proffesional Futbollers Assosiation) ka dalë me një deklaratë dhe bien dakord që duhet të kontribuojnë në zgjidhjen e kësaj krize të madhe, por nuk mendojnë se propozimi i bërë nga Premier League është më i miri i mundshëm.

DEKLARATA E PLOTË E LOJTARËVE TË PREMIER LEAGUE

“Lojtarët e Premier League duan të marrin drejtimin dhe të sigurojnë që kontributet e tyre financiare do të mbështesin: Klubet tona ku ne luajmë, që kanë nevojë për mbështetje, sidomos nëse kriza shkon përtej qershorit; Stafet e klubeve tona, që nuk luajnë. Ata duhet të marrin paga të plota;

EFL, të gjitha klubet e tjera, stafet e tyre dhe lojtarët; Punonjësit e NHS, shumë prej të cilëve tifozë futbolli dhe që po bëjnë kaq shumë për ne këtë periudhë. Ata janë heronjtë e vërtetë”, thuhet në një pjesë të deklaratës, ndërkohë që lojtarët theksojnë më tej se heqja dorë nga interesat personalë është shumë e rëndësishme.

Më tej, në deklaratë thuhet se duhet gjetur një rrugë që fond për EFL të rritet dhe kjo sepse kërkohet thjesht mbijetesa, ndaj kërkohet solidaritet nga të gjithë. Ndërkohë ata prekin një temë mjaft delikate dhe është pjesa e taksave, që vjen nga ulja e pagave të futbollistëve. Kjo do të sillte më pak para për shërbimet themelore publike.

 

“Propozimi për uljen e pagave me 30% në një periudhë 12-mujore është e barabartë me mbi 500 milion sterlina ulje të pagave dhe kjo përkthehet me më shumë se 200 milionë sterlina humbje kontributesh tatimore për qeverinë. Çfarë efekti do të kishte kjo humbje e fitimit për qeverinë tek NHS?

A u mor në konsideratë kjo nga Sekretari i Shëndetësisë, Matt Hanckok, kur u kërkoi lojtarëve uljen e pagave? ne e mirëpresim mundësinë për të diskutuar me Premier League dhe jemi të lumtur të vazhdojmë bisedimet”, thuhet më tej dhe garantohet se të gjithë lojtarët janë të përkushtuar për të gjetur një zgjidhje dhe për të ndihmuar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!