Futbolli po përgatit të rikthehet dhe disa kampionate rifillojnë javën e ardhshme. Ende ka shumë pikëpytje, por një gjë është e sigurtë që takimet do të zhvillohen me dyer të mbyllura. Presidenti i Shoqatës së Trajnerëve, Renzo Ulivieri, i mirëpret ndryshimet si dhe i pëlqen ideja e pesë zëvëndësimeve në lojë.
”Duket se një ndryshim pozitiv dhe gjëja e duhur për tu bërë në një moment si ky që po kalojmë. Kjo gjë i jep më shumë mundësi zgjedhjeje trajnerave. Kjo gjithashtu do të ulë numrin e dëmtimeve, duke marë parasysh dhe pauzën prej dy muajsh”, deklaron italiani për “Tuttomercatoweb”.
”Nëse trajneri nuk e shikon të arsyeshme ti bëjë të tre zëvëndësimet, atëherë nuk ka përse sepse nuk është e detyrueshme. VAR? Nëse do të mundim ta përdorim do të ishte diçka pozitive, por ne ia kemi dalë dhe pa të dhe nëse nuk ndodh nuk do të vdesim. Po kalojmë një moment të vështirë dhe duhet ta përballojmë këtë”, mbyll Ulivieri. /abcnews.al