Një deklaratë e Presidentit të nderit të Bayern Munich, Uli Hoeness, në Sky Sport Deutschland “gëzoi” jo pak futbolldashësit gjermanë, ku tha se ekziston mundësia për afrimin e “bomberit” të Tottenham, Harry Kane, në Mynih.
“Unë po shpreh mendimin tim në veçanti për rastin Kane. Ai është pothuajse 30 vjeç dhe vitin e kaluar Tottenhami refuzoi një ofertë prej 160 milionë eurosh nga Manchester City, ndaj thashë se në këtë rast do të ishte fantastike nëse Bayern t’i afrohej një transferimi të tillë”,- është shprehur Hoeness.
Mirëpo, Presidenti i nderit theksoi se ky është thjesht mendimi i tij dhe jo një vendim konkret i bordit të “gjigandëve” gjermanë.
“Megjithatë unë jam një nga nëntë anëtarët dhe nëse them mos e blini dhe tetë të tjerët e thonë do të blihet, sigurisht që do të blihet. Kështu është në demokraci”,- tha më tej në fjalën e tij, legjenda e futbollit gjerman. /i.m /abcnews.al