Niveli i papunësisë në vend ka pësuar ulje në fund të vitit të kaluar duke zbritur në nivele njëshifërore .Drejtoresha e Instat ElSA Dhuli deklaroi se nga anlizimi i të dhënave ka rezultuar se papunësia ka zbritur në nivelin 8.8% në fund të vitit 2024 duke pësuar një ulje vjetore me 0.8%.
Ky është një tregues shumë optimist i cili konfirmon ecurinë pozitive të ekonomisë në vend.Ndikim kryesor në rritjen e personave të punësuar në Shqipëri kanë dhënë sektori i shërbimeve që lidhet me turizmit por edhe industria.Niveli i punësimit në vend rezulton se ëshët rreth 13% më i lartë për burrat në krahasim me gratë.
Po ashtu sipas të dhënave të Instat edhe paga mesatare mujore bruto, gjatë tremujorit të katërt 2024 arriti 83,401 lekë, duke u rritur me 11,2 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar. Por edhe gjatë kësaj kohe shteti ka rezultuar me rritjen më të fortë të pagave duke prekur nivelin e mbi 100 mijë lekëve në muaj. Edhe në privat ka pasur rritje pagash por përsëri mbetet në nivele më të ulëta se në shtet./abcnews.al