Ulet numri i viktimave, 3 humbje jete dhe 156 raste pozitive me Covid

schedule17:37 - 23 Prill, 2021

schedule 17:37 - 23 Prill, 2021

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë është shënuar  një ulje e numrit të viktimave nga Covid në vendin tonë.

Sipas raportit më të fundit të ministrisë së Shëndetësisë kanë humbur jetën 3 persona, ndërkohë kanë rezultuar pozitiv me Covid 156 raste të reja nga 3079 testime.

Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit betejën me Covid e kanë fituar 696 persona duke e çuar në 104,278 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 40 raste në Tiranë, 17 raste në Korçë, 9 raste në Shkodër, 8 raste në Skrapar, 7 raste në Durrës, Devoll, Gramsh, 6 raste në Fier, 5 raste në Elbasan, Lushnje, 4 raste në Gjirokastër, Pogradec, Peqin, 3 raste në Vlorë, Vau Dejës, Malësi e Madhe, Patos, 2 raste në Kurbin, Mirditë, Kamëz, Sarandë, Shijak, Maliq, Këlcyrë, 1 raste në Mallakastër, Përmet, Delvinë, Dibër, Kolonjë, Cërrik, Poliçan.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 696 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 104,278 që nga fillimi i epidemisë.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 3 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Skrapari, të moshave 62 – 78 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.
Ndërkohë në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 155 pacientë, 15 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Statistika (23 Prill 2021)
Raste të reja ditore 156
Të shëruar në 24 orë 696
Të shtruar në spitale 155
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 3079

Testime totale 620,743
Raste pozitive 130,270
Raste të shëruara 104,278
Raste Aktive 23,625
Humbje jete 2,367

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 17882
Fier 2008
Durrës 876
Shkodër 731
Gjirokastër 565
Korçë 600
Vlorë 326
Dibër 205
Kukës 228
Elbasan 113
Berat 65
Lezhë 26./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!