Ditët e fundit në Izrael është vënë re një ulje e numrit të rasteve të reja të të infektuarve me Covid , në kuadër të kësaj situate autoritetet izraelite kanë vendosur heqjen e certifikatës “green pass”, me të cilën qytetarët vërtetonin se ishin të vaksinuar ndaj Covid.
Kryeministrin Naftali Bennett njoftoi pezullimin universal të përdorimit të certifikatës “green pass”, ku thekson se “vala Omicron është ulur,” ndaj përdorimi i saj nuk është i nevojshëm.
Vlen të përmendet se vala “Omicron” muajin e kaluar testoi qëndrueshmërinë e sistemit të kujdesit shëndetësor të Izraelit dhe ndërpreu procesin arsimor në shkolla, me qeverinë që nuk ndërmori asnjë hap të ri për të mbajtur të hapura funksionet jetike të ekonomisë dhe shoqërisë.
Izraeli, me një popullsi prej 9.4 milionë banorësh, ka regjistruar rreth 3.5 milionë raste të koronavirusit që nga fillimi i pandemisë dhe më shumë se 9700 vdekje, me disa ekspertë që vlerësojnë se gjysma e popullsisë mund të jetë infektuar me Omicron./abcnews.al