Është ulur ndjeshëm numri i rasteve të reja me Covid në Maqedoninë e Veriut është 86 nga 808 testime ndërkohë kanë humbur jetën 37 persona.
Rastet e reja me Covid janë shënuar Shkup-58, Kumanovë-6, Prilep-5, Tetovë-3, Shtip-3, Gostivar-2, Kërçovë-2, Gjevgjeli-2, Strumicë-1, Negotinë-1, Shën Nikollë-1 dhe Krushevë-1.
Ndërsa ISHP ka regjistruar 856 pacientë të shëruar.
Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 150.627, prej të cilëve 129.909 janë shëruar, ndërsa 4.714 kanë ndërruar jetë./abcnews.al