Në Itali në 24 orët e fundit janë regjistruar 8,444 raste të reja me koronavirus nga 145,819 teste të realizuara.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se 301 persona kanë humbur jetën, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 119, 539 humbje jete.
Ndërkohë deri më tani janë shëruar 16, 539 persona.
Sipas autoriteteve në spitalet Covid 2,849 pacientë janë duke marrë kujdes intensiv.
/abcnews.al/