Ulet në Rinas charter-i i parë rus me turistë

schedule18:50 - 21 Qershor, 2021

schedule 18:50 - 21 Qershor, 2021

Charter-i i parë turistik, me 200 rusë mbërriti të dielën në darkë në Rinas me përshëndetjen dhe mirëseardhjen e një ceremonie simbolike. Sergei Lysikov, zyrtar i ambasadës ruse në Tiranë u shpreh se shpreson që turizmi do t’u japë një impuls pozitiv marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Do të doja t’u shpreh mirënjohje dhe falënderim të gjithë atyre që morën pjesë në rivendosjen e lidhjeve turistike ndërmjet Rusisë dhe Shqipërisë: Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë, Rosturizmit (Russian Tourism Authority), autoriteteve te aviacionit civil të të dy vendeve, operatorëve turistikë dhe diplomatëve të dy Ambasadave në Tiranë dhe Moskë, që u morën me realizimin e këtij projekti. Shpresoj se turizmi do të japë një impuls pozitiv për zhvillimin e bashkëpunimit ruso-shqiptar edhe në fusha të tjera”, tha Sergei Lysikov, Këshillues Ministror i Ambasadës Ruse në Tiranë./ Abcnews.al