Ulet ndjeshëm numri i të infektuarve, 9 viktima dhe 51 raste me Covid në Maqedoninë e Veriut

schedule16:22 - 15 Shkurt, 2021

schedule 16:22 - 15 Shkurt, 2021

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, bën me dije se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 9 pacientë.

Gjithashtu Instituti i Shëndetit Publik njoftoi se nga 755 testime të realizuara, 51 persona kanë rezultuar të prekur me Covid.

Ndërkohë që nga fillimi i pandemisë numri i personave të infektuar me koronavirus ka arritur në 97,101 , ndërsa 2,998 pacientë kanë humbur jetën.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!