2,657,000 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina në Poloni që nga fillimi i luftës, njoftoi sot Roja Kufitare Polake.
Numri i qytetarëve që kalojnë kufirin në Poloni ka rënë ndjeshëm në javët e fundit, teksa numri i njerëzve që shkojnë në Ukrainë është rritur, raporton BBC. Sipas të dhënave zyrtare 28,500 ukrainas kaluan në Poloni ditën e djeshme, 2% më pak nga e shtuna, shkruan agjencia polake në Twitter.
Një shifër shumë më poshtë rekordit prej 142,300 ukrainasve të larguar nga vendi më 6 mars. Numri mesatar ditor i njerëzve që kalonin kufirin nga Ukraina në Poloni para fillimit të luftës ishte 16,800.
Të dielën, 19,400 ukrainas u kthyen në vendin e tyre nga Polonia./abcnews.al/