Ulet me 9.2% konsumi i energjisë

schedule15:51 - 5 Mars, 2023

schedule 15:51 - 5 Mars, 2023

Qytetarët janë treguar më të kujdeshëm në përdorimin e energjisë elektrike.Sipas të dhënave  të INSTAT në tremuajt e fundit të vitit të 2022  familjet shqiptare kanë konsumuar më pak energji elektrike.Ndikim duket se kanë dhënë disa faktorë midis të cilëve thirrjet për kursim nga institucionet si dhe njoftimi për aplikimin e një fashë në bazë të cilës do të paguhej më tepër. Aplikimi I fashës u paralajmërua në tetor-dhjetor ku çdo kilovat/orë do të paguhej me 42 lekë por edhe pse nuk u zbatua shërbeu si një  mekanizëm nxitjeje në uljen e konsumit.

Temperaturat e larta gjatë mujave të fundit të 2022 kanë bërë gjithashtu që energjia të mos përdoret  për ngrohje.

Gjatë tremujorit të katërt të vitit 2022 përdorimi nga konsumatorët familjarë u ul me 9,2 % .Ndërkohë përgjatë gjithë vitit 2022 konsumi i energjisë elektrike nga qytetarët ka qenë 0.5% më e ulët ose rreth 15 gigavatorë në pak.

Edhe bizneset kanë  konsumuar më pak energji elektrike . Në periudhën tetor-nëntor –dhjetor  sipas INSTAT përdorimi nga konsumatorët jo familjarë u ul me 21 % .

Prodhimi vendas i energjisë elektrike arriti vlerën 1.969 GËh nga 1.588 GËh energji të prodhuar në tremujorin e katërt të vitit 2021, duke shënuar një rritje të prodhimit me 24,0 %.

Viti 2022 ishte  shumë I vështirë për sektorin e energjisë elektrike pasi në tregjet ndërkombëtare çmimet arritën pikun duke u shitur me gati 1 mijë euro për megavatorë për shkak të konfliktit Rusi-Ukrainë.

Tashmë situata është stabilizuar në tregjet ndërkombëtare ,ndërkohë që edhe prodhimi vendas është përmirësuar për shkak të reshjeve të rëna gjatë muajve të parë të këtij viti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!