Ulet çmimi i karburanteve, Bordi: Sa do shiten nafta, benzina dhe gazi

schedule17:08 - 6 Prill, 2022

schedule 17:08 - 6 Prill, 2022

Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme vendosi çmimet e reja të shitjes së karburanteve me pakicë dhe shumicë për tregun vendas. Këto çmime reflektojnë ndryshimet që janë shfaqur në tregjet ndërkombëtare. Nafta nga sot deri në mbledhjen tjetër do të jetë 228 lekë për litër, nga 233 që ishte, kurse gazi do të jetë 115 lekë për litër. Ndërsa benzina do të jetë 208 Lekë për litër nga 209 që ishte më parë.

Nisur sa më sipër, bazuar në metodologjinë e ndërtimit të çmimeve sipas nenit  21/5 të Aktit Normativ,  Bordi vendosi:

  • Miratimin e çmimit tavan të tregtimit me shumicë të produkteve për datën 06.04.2022 deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, si më poshtë:
  • 216 Lekë/litri për gazoilin;
  • 196 Lekë/litri për benzinën;
  • 103 Lekë/litri për gazit të lëngshëm të naftës

Miratimin e çmimit tavan të tregtimit me pakicë të produkteve për datën 06.04.2022 deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, si më poshtë:

  • 228 Lekë/litri për gazoilin;
  • 208 Lekë/litri për benzinën;
  • 115 Lekë /litri për gazit të lëngshëm të naftës.*( çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

Vendimi i Bordit hyn në fuqi  dhe do reflektohet në datë 06.04.2022, ora 18.00 p.m, deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, me qëllim pasqyrimin në çmimin e shitjes me pakicë të këtyre nënprodukteve, të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

mbledhjen e datës 5 prill Bordi i Transparencës një litër naftë të shitet me 233 lekë, kurse një litër benzinë 209 lekë.

Lexo edhe: Bordi pezullon akcizën e gazit për ngrohje dhe gatim

Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detytuar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë. “Organet ligjzbatuese do të kontrollojnë zbatimin e vendimeve të Bordit të Transparencës çdo ditë. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullim aktiviteti,heqje licence dhe sekuestrim”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!