Ulet çmimi i energjisë për familjet/ Bejtja: Ka mundësi për rritje të inestimeve, të ulen humbjet

schedule20:44 - 10 Janar, 2025

schedule 20:44 - 10 Janar, 2025

Pedagogu Ilir Bejtja thotë se me uljen e çmimit të energjisë elektrike për familjarët, nuk duhet të cënohet siguria në aktivitetin e KESH.

Në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, Bejtja u shpreh se mund të ndërhyhet dhe të rriten investimet, në mënyrë që të ulen humbjet në rrjet.

“Për të arritur këtë çmim, koorporata bën sakrifica absorvon humbje që i vijnë nga blerjet e energjisë, për të siguruar energjinë që duhet për t’ia ofruar konsumit. Do doja që OSHEE të vazhdonte me procesin e liberalizimit, dhe tëe cte me vendimin 519 për nxjerrjen nga skema me tarifë të rreguluar, edhe të bizneseve ose konsumatorëve jo familjarë me tension të ulët. Do ishte mirë të fillonin, të lincensoheshin edhe furnizues të tjerë, që operojnë në tensionin e ulët, të cilët ndoshta punojnë më mirë. Të mos cënohet siguria e KESH. Por resurset kryesore janë te ulja e humbjeve të OSHEE. Humbjet sot janë nën 8 përqind, jo 17.9 përqind. Ka akoma mundësi të ndërhyhet dhe të rriten investimet, që humbjet të ulen. Kjo i jep mundësi KESH të operojë më lirshëm. Humbjet në Tiranë në Durrës janë pak a shumë në ato nivele, arkëtimet janë më të larta”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!