U qëllua me plumb në kokë, gruaja pa gjithçka, fqinji: Ishte i respektuar, autori mund ta ketë ngatërruar

schedule10:36 - 26 Tetor, 2020

schedule 10:36 - 26 Tetor, 2020

Një 50 vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri në kokë mëngjesin e kësaj të hëne pranë banesës së tij dhe dëshmitare për këtë krim ka qenë vetë gruaja e tij.

Burime për Abc News bëjnë me dije se viktima Ahmet Toska është vrarë në sy të bashkëshortes të cilën po e përcillte për në punë.

Ndërkohë pas krimit autori i ngjarjes identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa ulërimat e gruas kanë alarmuar lagjen.

LEXO EDHE: Detaje të reja nga vrasja në Fier, 50 vjeçari u ekzekutua me plumb në kokë

Banorët e lagjes shprehen se Ahmeti ishte njeri i mirë dhe i qetë, ndër të tjera ato theksojnë se nuk kanë parë makinë të largohet me shpejtësi ndaj mendojnë se autori ka qenë në këmbë në momentin e vrasjes.

Gruaja e tij me vrap u largua por kur e pa se i shoqi ra në tokë iku sërish dhe bërtiste, e vranë e vranë. Atëherë nxitova për të hapur portën për të parë nëse ishte vërtet vrasje apo ishin thjesht shashka. Tentova që ta ngrija por nuk munda dot, u trembën fëmijët, ato ishin pa makinë, por nuk i pash. Ai shumë djalë i mirë bashkë me familjen e tij, ai ishte një person nëse i flisje të fliste, ndryshe nuk të ngacmonte”, është shprehur një banore.

Ndërkohë një tjetër banor thekson se viktima ishte një njeri i respektuar në lagje dhe se dyshon mos e kanë ngatërruar me ndonjë person tjetër.

“Isha në gjumë në momentin që ka ndodhur ngjarja. Dëgjova krismat dhe ka qene ora diku 5:45, pas krismave kam dëgjuar vetëm ulërimat e një femre. Kur e pash në fillim nuk e njoha dhe mendova mos është ndonjë konflikt brenda familjes dhe u futa serish brenda. Por pas ulërimave të vazhdueshme dola sërish dhe e njoha gruan që ishte gruaja e viktimës që ne e njohim si Meti këtu. Unë mendoj se mos ishte ndonjë gabim shenjestre për atë që ne e njihnin më lagje, ishte i respektuar ndërsa nëse ka pas ndonjë konflikt jashtë lagjes nuk e di. Në fillim nuk e mora si vrasje pasi tek ne ndodh me raste që nga zhurma e madhe e qenve banorët dalin dhe qëllojnë me çifte, por ulërimat e gruas më bënë të kuptoj që kemi të bëjmë me një vrasje. Ishte një ngjarje tronditëse ndodhi para portës sonë dhe kur mëson se është dhe i njohur dhimbja shtohet aq më tepër kur e njeh dhe si një person të mirë dhe të respektuar, për më thellë nuk di më shumë. Por edhe nga ulërimat e bashkëshortes duket se mund të jetë ngatërruar”, është shprehur fqinji.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Sheq i Madh” në Fier, ndërkohë policia dhe FNSH kanë ngritur pika kontrolli për identifikimin dhe kapjen e autorit të krimit.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!