Gennaro Gattuso është një person gjaknxehtë dhe emocional. Kështu ka qenë edhe si futbollist, teksa puna e tij te Napoli po fillon të japë frytet pozitive. Fitorja e fundit në fushën e Brescias ishte e rëndësishme për ngjitjen në renditje në Serie A dhe moralin e mirë përpara sfidës kundër Barcelonës në Champions League.
Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e “Dallëndysheve” dhe kjo e tërboi shumë trajnerin e Napolit. Il Matino raporton se Gattuson nuk e mbante vendi në pushim të ndeshjes dhe filloi të godiste me shkelma dollapët e dhomave të zhveshjes, madje u dëmtua në njërën këmbë.
Ky veprim karikoi lojtarët e skuadrës mike, që shënoi dy herë në minutat e para të pjesës së dytë dhe përmbysi rezultatin falë golave të Lorenzo Insignes dhe Fabian Ruiz. Të martën është dueli i parë i raundit të 1/8 në Champions League dhe në “San Paolo” do të zbarkojë Barcelona dhe Leo Messi. /abcnews.al