Ulërima dhe kërcënime me vdekje fqinjëve: Çifti i gjyshërve në Itali dënohet me burg

schedule15:52 - 20 Tetor, 2020

schedule 15:52 - 20 Tetor, 2020

Një 80 vjeçar dhe bashkëshortja e tij 76 vjeç janë dënuar me burg në Milano të Italisë, pasi prej kohësh terrorizonin fqinjët e tyre duke i kërcënuar se do i vrisnin në sy të fëmijëve. Gjyshi është dënuar me 1 vit burg pa të drejtë lirimi me kusht ndërsa gjyshja me 8 muaj, raporton tgcom24

Jeta e tyre në San Donato Milaneze ishte kthyer në një ferr për shkak të dy të moshuarve. Burrë e grua, 80 vjec ai dhe 76 vjec ajo, bërtisnin vazhdimisht kundër një çifti të ri që banonin sipër tyre, duke i kërcënuar me vdekje dhe se do i bënin keq fëmijëve të tyre. Pavarësisht ndryshimit të orareve dhe izolimit të apartamentit, familja u detyrua të zhvendosej në një banesë tjetër.

Në periudhën 2015 – 2017 çifti i ri kishte përjetuar aq shumë presion sa që vuanin dhe pasoja psikologjike. 80 vjeçari i mbështetur nga bashkëshortja e tij kërcënonte çiftin e ri duke i thënë se do i vriste para fëmijëve, sepse nuk kishte asgjë për të humbur pasi ishte i sëmurë dhe shumë i moshuar, transmeton abcnews.al

Shkaku sipas gjyshërve agresorë ishte zhurma që shkaktonte familja e re, një version faktesh i përgënjeshtruar nga fqinjët e tjerë që njihnin mirë sjelljen e të moshuarve. As gjykata nuk u besoi dy gjyshërve të cilët natën ngrinin qëllimisht volumin e radios për të bezdisur gjumin e familjes apo gjuanin tavanin me shkop.

80 vjeçari do të qëndrojë 1 vit në burg pa të drejtë apelimi, ndërsa për bashkëshorten e tij dënimi u konvertua në 30 mijë euro për dëmshpërblimin e viktimave të ngacmimeve të tyre./abcnews.al