Ulja e temperaturave dhe moti i keq që ka përfshirë vendin tonë ka sjellë reshje bore në pranverë dhe në Llogara.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se mesditën e kësaj të hëne kanë nisur dhe reshjet e borës në këtë zonë por nuk raportohet në lidhje me ndonjë problematike përsa i përket qarkullimit.
Ndërkohë për shkak të reshjeve të shiut që kanë përfshirë Vlorën mbrëmjen e së dielës deri më tani situata duket e qetë./abcnews.al