Sipas MeteoAlb paraditja mbetet në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare, ku më të shpeshta do jenë në rajonin veriore duke sjellë herë pas here reshje shiu e dëbore.
Por pas mesditës vranësirat pësojnë zhvillim duke sjellë shira edhe në zonat qendrore. Gjatë natës reshjet përfshijnë thuajse gjithë territorin.
Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 14°C.
Era do fryjë mesatare gjatë paradites por forcohet në pasdite me shpejtësi 45km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim mbi 4 ballë.
Kosova
Mot me vranësira të dendura dhe intervale të shkurtra me kthjellime mbizotëron deri pas mesditës në territorin e Kosovës. Por me pas reshjet e shiu dhe dëborës përfshijnë fillimisht zonat veriore dhe gradualisht shtrihen në të gjithë vendin.
Maqedonia e Veriut
Mot i vranët dhe kthjellime të shkurta dominojnë gjatë pjesës së parë të ditës, por pjesa e dytë e ditës sjellë shpeshtim të vranësirave dhe reshje shiu e dëbore.
Rajoni dhe Europa
Masat ajrore të paqëndrueshme që kanë përfshirë Rajonin e Mesdheut, do të diktojnë vranësira, reshje shiu në pjesën më të madhe, por reshje dëbore do ketë pjesërisht në vendet e Ballkanit.
Po ashtu me reshje shiu e dëbore mbetet Europa Veriore. Ndërsa qendra dhe lindja e kontinentit do të paraqiten me kthjellime./abcnews.al/