Ulen temperaturat, kardiologët në Hygeia: Kujdes zemrën, i ftohti rrit tensionin

schedule14:44 - 19 Janar, 2021

schedule 14:44 - 19 Janar, 2021

Temperatuarat e ulëta shtojnë problemet shëndetësore tek të sëmurët që vuajnë nga zemra.  Tensioni i lartë dhe  dhimbjet në kraharor sipas mjekes kardiologe në Spitalin Hygeia në Tiranë Jorida Djamandi janë shqetësimet më të shpeshta të tyre.

“Për shkak të spasmave që bëjnë arteriet koronare dhe përjetojnë më tepër se të tjerët shifra të larta të tensionit dhimbje në kraharor, apo aritmi të ndryshme. Ndaj në këto temperatura të ulëta pacientët duhet të bëjnë kujdes dhe të komunikojnë me mjekët”, ka thënë Djamandi.

Mjekja këshillon shmangien e daljeve në orët e para të mëngjesit dhe kalimin e menjëhershëm nga një mjedis i ftohtë në një më të ngrohtë.

“Për pacientët apo personat që e dinë se vuajnë nga hipertensioni ose enët e gjakut duhet të vishen mirë, me xhup,shall dhe kapuç gjithashtu dhe nga këmbët që të jenë ngrohtë”, është shprehur mjekja.

Heqja dorë nga pijet alkoolike dhe konsumi i sa më shumë lëngjeve të ngrohta është një tjetër këshillë e kardiologes në Spitalin Hygeia Jorida Djamandi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!