Partia Demokratike po kalon periudhën e saj më të vështirë, që nga krijimi i saj dhe kjo jo vetëm për faktin se prej gati një dekade ndodhet në opozitë, por akoma më shumë për tensionet dhe ndarjet që ka mes saj.
Mësohet se ish-kryeministri Sali Berisha, Gazmend Bardhi dhe 35 deputetë të PD-së, kanë drekuar së bashku në një restorant luksoz.
Nuk dihet nëse ky ka qenë një takim negociues që mund të çojë në uljen e tensioneve dhe bashkimin e shumëkërkuar të PD-së.
Kujtojmë që përçarja nisi pikërisht në momentin kur ish-kryetari Lulzim Basha doli në një konferencë për mediat ku përjashtoi Sali Berishën nga PD-ja.
Pas këtij momenti ish-kryeministri Berisha nisi një tur “hakmarrje” ndaj liderit të asaj kohë Basha dhe ia doli që ta detyronte këtë të fundit të jepte dorëheqje në 21 mars të këtij viti.
Por sërish, tensionet nuk morën fund, pasi kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj, vendosi të vazhdojë aty ku e la kryetari i mëparshëm.
Kështu e ndarë në dy grupe, Partia Demokratike vazhdon të jetë e përçarë./albeu.com