Gjatë 24 orëve të fundit është shënuar një ulje e numrit të rasteve të reja me Covid në Maqedoninë e Veriut.
Sipas raportit më të fundit në publikuar nga autoritet shëndetësore janë bërë 841 testime nga të cilët kanë rezultuar pozitiv me Covid 135 raste të reja dhe kanë humbur jetën 35 persona.
Rastet e reja me Covid janë konfirmuar Shkup-81, Tetovë – 15, Kumanovë – 13, Prilep – 8, Kavadar – 7, Makedonski Brod – 3, Shtip – 2, Manastir, Koçan, Kërçovë, Gjevgjeli, Negotinë dhe Berovë – nga 1 secili qytet.
Gjithashtu janë shëruar 900 pacientë.
Nga fillimi i pandemisë e deri më tani janë konfirmuar të infektuar me Covid 147.229, prej të cilëve 123.710 janë shëruar, ndërsa 4.478 kanë ndërruar jetë. e.su./abcnews.al