Ulën pagat e deklaruara, Tatimet u çojnë shkresë VIP-ave: Kujdes, po ju monitorojmë

schedule08:20 - 21 Gusht, 2020

schedule 08:20 - 21 Gusht, 2020

Tatimpaguesve VIP u ka shkuar ditët e fundit një shkresë e përbashkët nga Ministria e Financave dhe Drejtoria e Tatimeve, në të cilën  thuhet se tatimet kanë konstatuar se disa biznese i kanë ulur ndjeshëm pagat e deklaruara për punonjësit në qershor, në krahasim me dhjetorin 2019 dhe paralajmërohen të reflektojnë dhe të vetëkorrigjohen, ose do të vijojnë me masat që parashikon ligj.

Në shkresë thuhet se kjo dukuri është konstatuar për disa biznese, megjithatë, shkresa paralajmëruese u është drejtuar të gjithë subjekteve VIP. Nga shkresa nënkuptohet se tatimet kanë dyshime se është rritur evazioni në tregun e punës dhe disa biznese po deklarojnë paga më të ulëta sesa u japin realisht punonjësve të tyre.

Në shkresë thuhet:

Pas një procesi të vazhdueshëm verifikimi per pagat e punonjësve në tregun e punës është konstatuar se paga e deklaruara nga ju për periudhën Qershor 2020 per disa punëmarrës është ndjeshëm nën nivelin e deklarimit të periudhës Dhjetor 2019.

Perveçse në shkelje të ligit, Ju sjellim në kujtesë se deklarimi më i ulët i pagave nga ato që realisht paguhen, sjell pasoja për punëmarrësit, duke i privuar ata nga të drejta përfitimi sidomos në të ardhmen.

Me synimin, së pari të ndërtimit të një marrëdhënie bashkëpunimi, ju ftojmë të reflektoni në deklarimin real të pagave për punonjësit tuaj.

Ju bëjmë me dije se Administrata Tatimore do të vazhdojë të monitorojë aktivitetin tuaj dhe për çdo parregullsi për të cilin ju nuk keni nđërmarrë veprime vetëkorrigjuese, do të vijojë me masat që parashikon ligji.

Ju falenderojme me besim në ndryshimin që do te reflektoni!”, përfundon shkresa e përbashkët e tatimeve dhe financave.Monitor

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!