Ulen infektimet në Maqedoninë e Veriut, gjatë 24 orëve 564 të prekur dhe 22 viktima

schedule17:06 - 24 Prill, 2021

schedule 17:06 - 24 Prill, 2021

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka shënuar një rënie të rasteve të infektimeve të reja. Sipas autoriteteve shëndetësore janë infektuar së fundmi 564 persona.

Ndërkohë po gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 22 viktima. Konkretisht 8 nga Shkupi, 2 nga Prilepi, 2 nga Manastiri, 2 nga Koçani dhe nga 1 Gostivar, Shtip, Kavadar, Ohër, Sveti Nikollë, Resnjë, Dellçevë, Probishtip. Sot nuk ka viktima në qytetet si: Kumanovë, Tetovë, Veles, Strugë dhe Strumicë.

Në 24 orët e fundit Maqedonia e Veriut ka regjistruar 1.357 persona të shëruar nga Covid-19.  E.L/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!