Ulen infektimet, Moska anulon kufizimet anti-Covid

schedule14:59 - 28 Janar, 2021

schedule 14:59 - 28 Janar, 2021

Kryeqyteti rus i Moskës i është rikthyer normalitetit. Kryebashkiaku anuloi kufizimet anti Covid duke thënë se numri i infektimeve është në rënie dhe se të gjithë duhet t’i kthehen sa më shpejt normalitetit dhe të ndihmojnë në rimëkëmbjen e ekonomisë.

Kryebashkiaku i Moskës Sergei Sobianin, vendosi të anulojë kufizimet e fundit të vendosura në kryeqytetin rus duke i hapur dyert jetës normale. Të gjitha lokalet, baret, restorantet, klubet e natës dhe diskotekat do të mund t’u shërbejnë klientëve edhe pas orës 23.00.  Detyrimi për sipërmarrjet që 30 për qind të nëpunësve të punonin nga shtëpia, tashmë është transformuar në një këshillë. Në fakt kufizimet qëndrojnë në fuqi vetëm për muzetë, kinematë dhe teatrot të cilët duhet të veprojnë me 50 për qind të kapacitetit.

Kryebashkiaku u shpreh se një javë më parë, rritja ditore e infektimeve me Covid 19 nuk ka qenë më shumë se 3 mijë infektime në ditë, dhe numri i pacientëve të shtruara është reduktuara me një mijë. Për herë të parë që nga mesi i muajit qershor 2020, më shumë se gjysma e shtretërve janë të lirë në repartet covid. Ai theksoi se pandemia është në rënie dhe në këto kushte autoritetet duhet të krijojnë kushtet për rimëkëmbjen sa mëtë shpejtë të pandemisë. Por ai shtoi që rreziku i infektimit ekziston ende dhe prandaj të gjithë duhet të tregojnë kujdes:

“Gjithsesi ju përgëzoj sinqerisht miq, për fitoret tonë të përbashkët, dhe për një hap më shumë përpara në rikthimin e jetës normale në qytetin e bukur të Moskës,” përfundoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!