Ulen humbjet e energjisë në rrjet/ ERE: Zbritën në 17.2%, investimet përmirësuan situatën

schedule14:43 - 17 Dhjetor, 2024

schedule 14:43 - 17 Dhjetor, 2024

Përmirësohen treguesit e sektorit energjitik në vend.Sipas të dhënave të Entit Rregullator të energjisë niveli i humbjeve në rrjetin e shpërndarjes për periduhën janar-tetor të këtij viti  ishte  17.27% ose  1.43 % më pak se e njëjta përiudhë e vitit 2023.

Një vit më parë humbjet në rrjet ishin në nivelin e  18.70%. Kjo ulje e humbjeve në rrjetin e trasmetimit ka ardhur si rezultat i investimeve të kryera në vend në rrjetin e trasmetimit.Humbjet e energjisë elektike në rrjetin e trasmetimit  në total gjatë këtij viti kanë rezultuar 1.1 mln mËh dhe vijnë nga dy arsye si rrjeti i amortizuar apo vjedhjet.

Prodhimi energjisë elektrike në 10 muaj ka rezultuar 6.3 milion MwH .Ndërkohë pavarësiht reshjeve të  pakta të shiut niveli në Fierzë gjatë muajit tetor ishte 270.6 metra si rezultat i mirmenaxhimit të prurjeve në rast të reshjeve.

Ndërkohë sipas  të dhënave zyrtare të Kesh vetëm për muajin nëntor rezulton se janë importuar  mbi 16 milion euro energji elektrike për të plotësuar nevojat e vendit.

Ndërkohë nisja e reshjeve të shiut ka bërë që gjatë muajit dhjetor prodhimi i energjisë të sigurohet nga prodhimi vendas.Ndërsa Kesh nuk ka realizuar asnjë proçedurë për blerjen e energjisë elektrike./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!