Ukrainë/ Ushtria ruse shkatërron 90 për qind të kapaciteteve të energjisë termike

schedule11:20 - 16 Tetor, 2024

schedule 11:20 - 16 Tetor, 2024

Pothuajse të gjitha kapacitetet e prodhimit të energjisë termike të Ukrainës janë shkatërruar nga sulmet me rreze të gjatë të Rusisë, tha kryeministri Denis Shmyhal, duke shtuar se vendi tani duhet të mbështetet te zëvendësuesit.

Shmyhal deklaroi se Kievi po bën çmos për të rritur qëndrueshmërinë e energjisë, veçanërisht në rajonet e vijës së parë dhe zonat në kufi me Rusinë.

Ai shtoi se “qytetet që varen nga termocentralet e mëdha janë veçanërisht të cenueshme”, duke pasur parasysh se Rusia “sulmoi qëllimisht” këto lloj objektesh, duke “shkatërruar ose dëmtuar pothuajse 90 për qind të prodhimit total të energjisë termike” në vend./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!