Ukrainë/ U arrestua nën akuzën e spiunimit për Rusinë, agjenti rrezikon burgim të përjetshëm

schedule14:57 - 18 Janar, 2024

schedule 14:57 - 18 Janar, 2024

Agjenti i FSB-së ruse, i arrestuar nga shërbimi i sigurisë së Ukrainës, se spiunonte në portin e Odesës në Detin e Zi ka dalë para gjykatës. Spiuni i dyshuar akuzohet se ka tentuar të identifikojë dhe transmetojë koordinatat e magazinës ku ruhen substanca toksike.

Kjo u bë me qëllimin për të lejuar forcat e Kremlinit të synonin magazina të tilla me raketa dhe dronë kamikazë për të shkaktuar një fatkeqësi mjedisore. Sipas SBU-së, spiuni rus ishte student i Universitetit të Odesës.

Informatorit të supozuar iu kërkua “të bashkëpunonte fshehurazi për të mirën e Federatës Ruse dhe të merrte një “rrogë” për këtë nga shërbimi special rus,” tha SBU.
Hetimi vazhdon dhe i akuzuari mund të dënohet me burgim të përjetshëm./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!