Ukrainë, të paktën 6 të vdekur si pasojë e përmbytjeve pas shpërthimit së digës Kakhovka

schedule19:28 - 11 Qershor, 2023

schedule 19:28 - 11 Qershor, 2023

Ministri e Brendshme e Ukrainës njoftoi se 6 persona kanë humbur jetën ndërsa 35 të tjerë janë zhdukur në përmbytjet e shënuara si pasojë e goditjes së digës Kakhovka.

Ministria e Brendshme ka bërë një vlerësim të situatës në rajonet Kherson dhe Mykolayiv të cilat janë më të prekurat nga përmbytja si pasojë e shpërthimit të digës Kakhovka.

“Në rajonin e Kherson-it ende janë të përmbytura 46 vendbanime. Në rajon janë evakuuar 2.718 persona prej të cilëve 190 janë fëmijë. Kanë humbur jetën 5 persona ndërsa nuk ka informacion lidhur me fatin e 35 personave, 7 prej të cilëve fëmijë”, thuhet në deklaratë.

Më tej bëhet e ditur se edhe në rajonin Mykolayiv nën ujë kanë mbetur 31 vendbanime, janë evakuuar 892 persona prej të cilëve 167 fëmijë dhe se një person ka humbur jetën.

Shërbimi i Situatave Emergjente të Ukrainës tha se vazhdon të bie niveli i ujit në lumin Dnipro. Rënie është vërejtur edhe në digën Kakhovka ku niveli i ujit është 7.4 metra.