Pesë persona kanë vdekur për shkak të përmbytjeve pas shkatërrimit të hidrocentralit Kakhovka.
Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i bashkisë së Nova Kakhovka.
Ndërkohë 21 persona janë shtruar në spital. Mbi 14,000 shtëpi u përmbytën pas shpërthimit të hidrocentralit Kakhovskaya dhe pothuajse 4,300 njerëz u evakuuan, raportojnë shërbimet e emergjencës.
/abcnews.al