Ukrainë, përgjaken pashkët, rusët godasin kishën në Donetsk, një i vdekur, dy të plagosur

schedule15:03 - 16 Prill, 2023

schedule 15:03 - 16 Prill, 2023

Këto janë pashkët e dyta që i gjejnë besimtarët ortodoks në Ukrainë në luftë. Rusia nuk ka kursyer as këtë festë të përbashkët dhe ka vijuar me sulmet e saj ndaj civilëve të pafajshëm.

Përgjatë natës  forcat ushtarake ruse lëshuan raketa të cilat shkatërruan Kishën Ortodokse “San Mikele ” në Zaporizhia të Ukrainës. Fatmirësisht në momentin e sulmit, kisha e cila datonte që nga viti 1906 nuk po mbante shërbesë fetare dhe askush nuk u lëndua.

Rusia sulmoi me raketa edhe Katedralen e Donetsk, ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën dy të tjerë.

Në mesin e bombardimeve të vazhdueshme, i vetmi lajm i mire në këto pashkë për ukrainasit ishte shkëmbimi I të burgosurve me Rusinë ku 130 ushtarë ukrainas u rikthyen në shtëpi.

Një ndër kishat e vetme e cila mbajti një shërbesë tradicionale të Pashkëve në Ukrainë ishte një kishë e kryeqytetit.

Në Kiev qytetarët sollën shporta të stolisura me ëmbëlsira tradicionale dhe vezë të lyera me ngjyra të ndryshme.

Besimtarët u lutën këtë vit për ushtarët e vendit të tyre dhe një fitore të Ukrainës në luftën kundër Rusisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!